Një ekip nga Korea e Jugut ka fituar konkursin “Darpa Robotics Challenge”. Në këtë aktvitet, robotët garojnë me kohën, se sa shpejt mund të kryejnë detyrat e tyre në raste fatkeqësish.

Skuadra “Kaist” ka fituar përballë 22 konkurrentëve tjerë, duke fituar dy milionë dollarë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Robotët kishin një orë kohë për të përmbushur të gjitha detyrat.

Disa prej obligimeve që duhej të përmbushnin robotët ishte drejtimi i automjetit, vrapimi, hapja e dyerve ose hapja e vrimave në mure, kalimi i disa pengesave etj.

Skuadra “Kaist” ishte më e shpejta, duke kryer gjitha detyrat për 44 minuta e 28 sekonda. Skuadra “IHMC Robotics” ishte e dyta, duke fituar 1 milion dollarë, ndërsa “Tartan Rescure Chimp” të tretët, duke fituar 500 mijë dollarë.

Në këtë aktvitet ishte planifikuar të merrte pjesë edhe një skuadër kineze, por problemet me vizat kanë vonuar udhëtimin në kohë për në “Darpa Robotics Challenge”.

Top Channel