Opsioni i ri i YouTube… si mund t’i planifikojnë koncertet këngëtarët

06/06/2015 00:00

YouTube tashmë ka një opsion të ri, duke nxjerrë sekrete surprizuese për këngëtarët më të famshëm në botë. Music Insight u jep mundësi artistëve të analizojnë se ku shihen më shumë videot e tyre, duke i ndihmuar edhe në organizimin e tureve, dhe ku kanë numrin më të madh të fansave.

“Kjo e dhënë do t’ju ndihmojë të shihni kur një këngë jepet në radio, duke treguar një programim se sa i madh është numri i fansave në atë zonë”, thotë YouTube në blogun e vet për këngëtarët. Përshembull, ajo tregon se Ed Sheeran është shumë i njohur dhe i dashur në Filipine.

Videoja e tij është transmetuar në këtë vend për plot 178 milionë herë që nga shtatori i vitit 2014, duke e bërë vendin e tretë pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Sheeran zbuloi entuziazmin e filipinasve në Mars, kur performoi në Pasay. “Kjo është ndershmërisht, me dorë në zemër, 100% pritja më e mirë që kam pasur”, thotë ylli britanik.

Ka dhe disa fakte të tjera që mbulohen nga ky opsion i ri i YouTube. Katy Perry është më popullore në Mexico City se në çdo qytet tjetër të Amerikës, S Club 7 janë shumë të klikuar në Vietnam, ndërsa muzika Country nuk është së ‘udhëton’ kaq shumë.

Top Channel