Google Photos së shpejti do të përzgjedhë fotot sipas një emri individual dhe duke sugjeruar se ajo mund të kuptojë dhe termat më abstrakte të kërkimit, si ato që kanë të bëjnë me emocionet, përshembull.

Anil Sabharwal, menaxheri i aplikacionit, rrëfen për “The Huffington Post” se aplikacioni gjithashtu ju lejon të kategorizoni fotot, bazuar në një sërë kriteresh. Përshembull, mund të kërkoni nëpër fotot tuaja duke përdorur termin “black cat” (macja e zezë) , dhe ajo do ju tregojë një tufë me foto që ti u ke bërë maceve. Por mund të kërkoni edhe vetëm “photos of black cat” (fotot e maces së zezë) dhe do të shfaqen vetëm ato.

Aktualisht, Google Photos nuk ju jep mundësinë të kërkoni në mënyrë specifike emra njerëzish apo gjërash. Sabharwal thotë se kjo mund të ndryshojë në tre muajt e ardhshëm. Një person që përdor Google Photos manualisht mund të vendosë emrin e dikujt në një prej fotove, dhe të kërkojë në bazë të këtij emri në fotot e tjera.

Dhe njohja emocionale mund të bëhet në të njëjtën mënyrë. Sabharwal thotë se Google Photos mund të gjejë shprehinë e fytyrës përshembull, me anë të fjalëve kyçe që mund të përshkruash foton.

Por nëse ju nervozon, ka një mundësi për ju: Mos e përdorni platformën!

Top Channel