Raportet mes nuses dhe vjehrrës llogariten si më të ndërlikuarat, ndonjëherë duhet diplomaci në nivele perfekte për të vënë gjithçka në qetësi. Sidoqoftë, ka raste kur ju nuk i zbërtheni si duhet fjalët e vjehrrës, sepse ato fshehin një mesazh krejt tjetër.

Për t’u ardhur në ndihmë nuseve është krijuar një uebsajt nga “VoucherCodesPro”. Aty ju mund të shkruani fjalët e vjehrrës tuaj, ose të vjehrrit në rastin e burrit, dhe poshtë shfaqet kuptimi i atyre fjalëve.

Për shembull, në rast se vjehrra ju pyet “si është djali im?”, në të vërtetë, ajo është duke thënë që “nuk e kam parë atë prej javësh dhe është i gjithë faji yt”. Nëse është duke ju thënë që “djali i saj ka rënë në peshë”, atëherë ajo është duke ju fajësuar për shkak se nuk kujdeseni mirë për të.

“Nëse vjehrra dhe vjehrri im janë duke e lexuar këtë artikull, dua t’u bëj të qartë, që ky uebsajt nuk ka lindur për shkak te eksperiencës personale. Ideja për këtë ueb erdhi pasi disa nga kolegët e punës kishin kaluar një fundjavë shumë stresuese me prindërit e bashkëshortes”, është shprehur njëri prej krijuesve të “In-law translator”.

Top Channel