Google do të numërojë kaloritë e ushqimit nëpërmjet fotos. Kjo e re, e publikuar në një konferencë në Boston, përdor algoritme të sofistikuara dhe inteligjencë artificiale për të analizuar se çfarë ka në pjatë dhe të bësh një vlerësim të kalorive.

Teknologjia bazohet në atë të DeepMind, një shoqëri e blerë nga Google vitin e kaluar për 400 milionë dollarë. Projekti quhet Im2Calories dhe është në fazën fillestare.

Programi kërkon përmirësime të tjera, – ka shpjeguar eksperti i Google, Kevin Murphy, sipas “Popular Science”. Megjithatë jo gjithmonë arrin të njohë atë çfarë ka në pjatë, edhe pse përdoruesi mund të korrigjojë manualisht rezultatin dhe të “ndihmojë” programin të kuptojë më mirë.

Big G ka nisur procesin për patentën teknologjike, që mund të shërbejë dhe për përmirësimin e shëndetit. Aplikacioni mund t’i thotë përdoruesit edhe se sa aktivitet fizik ka nevojë të kryejë, në bazë të ushqimit që ka marrë.

Top Channel