Apple ka njoftuar se brenda dy javësh Apple Watch do të shitet në pikat e saj të autorizuara. Kompania nuk ka dhënë ndonjë datë fikse se kur do kenë mundësi klientët të blejnë Apple Watch në dyqane, për shkak se nuk dëshiron të shkaktojë tollovi në këto pika.

Megjithatë, mësohet se deri më datën 18 qershor dyqanet në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Britani të Madhe dhe SHBA do të shesin Apple Watch.
 
Deri më tani, për të gjithë të interesuarit, blerja e kësaj ore ka qenë e mundur vetëm përmes porosive online, ndërsa nga mesi i këtij muaji këtë gjë do mund ta bëjnë edhe në dyqanet e Apple.

Kompania gjithashtu ka njoftuar se nga 26 qershori, Apple Watch do të shitet edhe në shtatë shtete tjera, përfshirë Italinë, Singaporin, Korenë e Jugut, Spanjën, Zvicrën dhe Taivanin.

Ndërkohë, për gjithë ata që do të blejnë Apple Watch nëpër dyqane, do të ketë disa oferta, por nuk bëhet e ditur se çfarë do të përfshihet.

Në fund, Apple ka falendëruar klientët për durimin e tyre, pasi prej kohësh kishte një interesim për këtë produkt.

Top Channel