Duket se projekti i një versioni të rinovuar të Apple TV do të zgjasë edhe pak. Sipas “New York Times”, shoqëria e Kupertinos mund të shtyjë publikimin, që sipas thashethemeve do të prezantohej në Konferencën e Zhvilluesve më 8 qershor.

Për kompaninë Apple, produkti nuk ishte ende gati për debutim. Por më realiste duket në fakt mundësia që Apple Tv edhe në versionin aktual të tregtimit, pa përditësim, është qendra e shpërndarjes për pajisjet dhe aksesorët që kanë platformën HomeKit. Ajo lidh objektet e shtëpisë si termostati apo dritat, edhe kur nuk jemi në shtëpinë tonë.

Apple publikon edhe listën e aparatëve që janë kompatibël me sistemin, që do të drejtohen nga asistenti zanor, Siri.

“New York Times” nuk jep detaje mbi shtyrjen e publikimit të një versioni të përditësuar të Apple Tv, por sipas gazetës citohen dy persona të informuar mbi produktin. Duket se ka vonesa si nga pajisjet, edhe nga programet.

Thashethemet flisnin për një pajisje totalisht të ridizenjuar, me një telekomandë me funksionin “touch” dhe hapjen e App Store, pra, mundësia për të hyrë në shkarkimin e aplikacioneve. Pra, një e mesme mes iPhone dhe një komande që duhet të jetë qendrore, dhe për shpërndarjen e përmbajtjeve ‘in streaming’. Për këtë, Apple është në tratativa me shtëpi prodhimi dhe kanale televizive.

Top Channel