Nëse jeni lodhur nga telefonët smart duke i karikuar çdo natë, ndërkohë që kur duhet të bëni një thirrje prapë nuk keni bateri, atëherë Nokia ka gjetur një zgjidhje për ju.

Kompania ka lancuar celularin Nokia 105, i cili kushton vetëm 20 paund, që është edhe celulari më i lirë i kësaj kompanie. Me një karikim të vetëm, bateria mban më shumë se një muaj, saktësisht 35 ditë.

Në këtë celular mund të regjistroni mbi 2000 kontakte, ndërsa shquhet për cilësinë audio. Tani ju mund të flisni pa e pasur mendjen se bateria juaj mund të harxhohet.

“Celularët Nokia janë të njohur për jetëgjatësinë e baterisë. Me këtë celular të ri, me një karikim të vetëm, mund të kaloni 35 ditë. Ky celular ofron vetëm shërbimet bazë, siç janë telefonatat dhe mesazhet”, thuhet në njoftimin e kompanisë Nokia.

Top Channel