Gjykata e Lartë në SHBA vendosi se kërcënimet në Facebook nuk janë kriminale, derisa të faktohet se kanë pasur qëllime të tilla.

Ndërsa mbrojtësit e fjalës së lirë mirëpresin vendimin, ai paraqet problem për viktimat e atyre që përdorin rrjtet sociale si vend që përhapin frikë.

Në rastin e “Elonis kundër Shteteve të Bashkuara”, reperi Anthony Elonis, me pseudonimin “Tone Dougie” në Facebook, postonte tekste rap që përmbanin kërcënime dhune ndaj ish-gruas së tij.

Pavarësisht se Elonis pretendonte që ka të drejtë të bëjë këtë, sipas Amendamentit të Parë, dhe se tekstet e tij ishin “fiktive” dhe nuk sulmonin persona realë, ai u pushua nga puna. Përveç kësaj, ish-gruaja e tij ka marrë urdhër mbrojtjeje nga shteti.

Elonis u arrestua dhe u akuzua për pesë shkelje, që konsiderohen “krim federal”. Megjithatë, ai kërkoi që qeveria të provonte nëse kishte si qëllim “një kërcënim real”.

Sipas USA Today, shefi i drejtësisë, John Robert, tha: “Qeveria duhet të provonte vetëm nëse një person i arsyeshëm do t’i konsideronte komunikimet e Elonis si kërcënime”.

Gjyqtari Clarence Thomas ishte i vetmi që votoi kundër. Gjyqtari Samuel, Alito si pjesë e shumicës, tha se vendimi nuk do të përputhet në shkallët më të ulëta të gjykimit dhe për publikun e gjerë. “Në këtë rast, është e sigurt që gjykata do të shkaktojë konfuzion dhe probleme serioze”, shtoi ai.

Top Channel