Microsoft ka lajmëruar se do të “vrasë” disa nga pjesët më familjare të sistemit të tij operativ, përfshirë edhe kapacitetin që të vendosësh vetë se kur duhet të përditësohet kompjuteri juaj.

Një ditë më parë kompania bëri të ditur se Windows 10 do të lancohet në fund të korrikut. Bashkë me të do të vijnë dhe një sërë aplikacionesh të reja, si integrimi me asistencën zanore të kompanisë, Cortana, etj.

Por gjithashtu do të largohen dhe disa aplikacione të vjetra. Windows Media Centre dhe loja e zemrave do të hiqen, dhe brouseri i ri do të quhet Microsoft Edge do të zëvendësojë Internet Explorer.

Përdoruesit gjithashtu nuk do të kontollojnë më se kur duhet përditësuar kompjuteri i tyre, – raporton “The Independent”. Nëse do të zgjidhje të instaloje versionin e ri të Windows, kompjuteri do të shkarkojë dhe instalojë përditësimet e reja automatikisht.

Kjo nuk do të aplikohet për programet Pro dhe Enterprise, ku administratorët do të jenë ata që do të përcaktojnë përditësimet e reja.

Kufizime gjeografike do të vendosen po ashtu në disa prej aplikacioneve më të famshme të Windows 10. Disa vende fillimisht nuk do të kenë akses tek Cortana. Edhe aplikacionet Xbox Music dhe Xbox Video nuk do të jenë të vlefshme kudo, për arsye licencimi.

Top Channel