Rreth 70 mijë amerikanë janë përfshirë në një studim, për të dhënë mendimin e tyre se cili është telefoni smart më i mirë. “American Customer Satisfaction Index” që ka realizuar këtë studim, ka pyetur amerikanët se çfarë “smartphone” përdorin aktualisht dhe sa janë të kënaqur me të.

Në vendin e parë është Samsung Galaxy Note 4, me 86 pikë nga 100 të mundshme. Me fjalë të tjera, ky “smartphone” mesatarisht ka lënë të kënaqur 86 përdorues të tij nga 100 në total.

Samsung Galaxy Note 3, Apple iPhone 6 Plus, Samsung Galaxy S5 dhe iPhone 6 ndajnë vendin e dytë me 82 përdorues të kënaqur, nga 100 në total. Në kohën kur është bërë ky studim Samsung Galaxy S6 nuk ka qenë ende në duart e njerëzve.

Ky studim që zhvillohet çdo vit, ka lënë të kuptohet se përdoruesit e telefonëve inteligjentë janë më shumë të kënaqur me kompanitë Samsung dhe Apple. Kjo e fundit ka më së shumti modele celularësh në Top 20, ndërsa Samsung ka më së shumti në Top 10.
 
Surpriza është BlackBerry, që është renditur në vendin e katërt për markën më të mirë të celularëve për vitin 2015. Raportohet se në çdo vit, BlackBerry rritet me nga 5% në vlerësimin e përdoruesve.

Top Channel