Musio është roboti që kushton 99 dollarë, dhe përpos se mund t’ju ndihmojë me disa gjëra në shtëpi, mund t’ju përqafojë në fund të ditës. Musio është prodhim i AKA, një kompani e specializuar në intelegjencën artificiale.

“Musio i përket intelegjencës artificiale. Si robot, ai është dizejnuar të mësojë, të përshtatet dhe të rritet bashkë me ju. Sa më shumë që shfrytëzoni Musion, më i mençur bëhet”, është shprehur Jacob Bardsher nga AKA.

Roboti, përpos përqafimeve, mund t’ju ndihmojë me disa pajisje shtëpiake. Nëse jeni të lodhur sa për ta ndezur edhe televizionin apo kondicionerin, atëherë Musio mund ta bëjë këtë për ju. Gjithashtu, ai mund të ndezë dritat e shtëpisë.

“Musio mund të bëhet miku juaj, dikush me të cilin dëshironi të bisedoni ose të argëtoheni. Shumë njerëz kanë frikë nga intelegjenca artificiale, por ne duam të dëshmojmë se mund ta përdorim këtë për të bërë gjëra të mira”, ka vazhduar Bradsher.

Kompania AKA fillimisht pritet të hedhë në treg versionin për fëmijë, që kushton 99 dollarë, ndërsa në plan është edhe versioni më i ri që pritet të kushtojë 599 dollarë dhe mund të bëhet një robot interaktiv.

Top Channel