Pasi fitoi mbi një milion ndjekës në katër orë, Caytlin Jenner ka thyer dhe rekordin e ri të Twitter, sipas “Guinnes World Records”.

Ajo mundi Barack Obamën, i cili e mbajti këtë titull për vetëm dy javë. Presidenti amerikan arriti 1 milion ndjekës në pesë orë.

Caytlin lancoi llogarinë e saj në Twitter në të njëjtën kohë që revista “Vanity Fair” lancoi kopertinën, duke e treguar atë si një transeksuale dhe duke rrëfyer emrin që do të përdorë tani: “Call me Caytlin!”.

Më parë, ajo njihej si Bruce Jenner. Aktualisht, Caytlin ka më shumë se 1.8 milionë ndjekës dhe shifra vazhdon të rritet.

Top Channel