Google nuk ka bërë hapa para sa i përket diversitetit në kompani. Bazuar në raportin e së martës të lëshuar nga gjiganti i teknologjisë, meshkujt e bardhë vazhdojnë të dominojnë në kompani.

“Ne nuk jemi akoma aty ku duhet të jemi sa i përket diversitetit”, thuhet në raportin e Google. Në total, 70% e punonjësve të kësaj kompanie janë meshkuj, dhe 60% e tyre janë të bardhë.

Në strukturat udhëheqëse 78% janë meshkuj, ku 72% prej tyre të bardhë, ndërsa femrat përfaqësohen me 22%.

Google ka hartuar një plan 150 milionë dollarësh për të nxitur më tepër njerëzit me ngjyrë dhe femrat që të bëhen pjesë e “botës” së Google. Kompania dërgon inxhinierët në universitete, ku shumicë janë studentë me ngjyrë, për të pikasur talentët e teknologjisë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me komunitetet dhe organizatat tjera, Google është duke tentuar që të ketë më tepër diversitet në kompani, megjithatë janë shprehur se për të arritur në atë nivel, ku edhe ata do të jenë të kënaqur, do të duhet kohë.

Top Channel