Videregjistruesi për përdorim shtëpiak, që sot është zëvendësuar nga DVD, mbush 40 vjeç.

Ka qenë viti 1975 kur Sony lancoi Betamax (më 10 maj në Japoni, më 7 qershor në SHBA dhe tri vite më vonë në Europë). Ajo solli jo vetëm revolucion tek konsumatorët, por edhe “luftën “ e parë të madhe mes formateve elektronike. Betamax, si pionere, humbi para një tjetër formati, atij VHS, të lancuar vetëm një vit më vonë.

Betamax për herë të parë të jepte mundësinë të shikojë për herë të parë një film në shtëpi në momentin që dëshiroje, por dhe të regjistroje një program në televizion që të mund ta rishihje sa herë dëshiroje.

Megjithatë VHS ishte më i përmirësuar, për shkak të elementëve tenkike dhe zgjedhjeve të adoptuara nga JVC, një shtëpi prodhuese. Videokasetat VHS kishin një orar më të gjatë, 4 orë në krahasim me një orë e pak që kishte versioni Beta.

JVC vendosi të japë licencën e prodhimit të VHS për të gjitha industritë që dëshironin të prodhonin videoregjistrues. Kështu, çmimi u ul shumë, dhe konsumatorët filluan ta preferonin shumë. Edhe shtëpitë kinematografike nisën të prodhonin një numër të madh kopjesh filmi për formatin VHS.

Më pas, mbi formatin e Sony nisi një betejë ligjore. Universal Studios dhe Disney nisën një çështje mbi mundësinë e regjistrimit të materialeve me copyright nga konsumatori.

Vetëm në vitin 1984 videregjistruesi u deklarua “i pafajshëm” për pirateri. Por para përhapjes së gjerë të VHS, në fund të viteve ’80, edhe Sony u dorëzua. Kompania nisi të prodhojë gjithashtu pajisje kompatibël me VHS.

Top Channel