Një shkollë në Amerikë ka blerë mjete të sofistikuara për monitorimin e rrjeteve sociale, që do t’i japë asaj mundësinë të ‘spiunojë’ përdorimin e internetit nga studentët.

Shkolla në kontenë Orange, në distriktin e Floridas, thotë se do të përdorë një program monitorimi që do t’ui përgjigjet me shpejtësi rasteve të krimit, krimit kibernetik dhe vetëvrasjes.

Distrikti ka blerë licencën nga Snaptrends, program që monitoron Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube. Ai mund të marrë informacione nga mediat sociale, në një zonë të caktuar, duke ndihmuar njerëzit të shohin se për çfarë flitet në një vend të caktuar apo të kërkojë për fjalë kyçe të veçanta.

Shkollat do t’i përdorin këto mjete “për të parandaluar dhe për të vëzhguar situata që mund të ndikojnë tek studentët apo stafi”, sipas medias lokale ‘Click Orlando’.

Zyrtarët e shkollës janë të vetëdijshëm se monitorimi mund të rrisë shqetësimin për privatësinë. Por ata thonë se kjo do t’i ndihmojë të mbrojnë fëmijët, si dhe të mbledhin informacione mbi zbatimin e ligjit.

Top Channel