Krimi kibernetik, ndryshojnë strategjitë

01/06/2015 00:00

Nëse dikush është plaçkitur, ka një plaçkitës që duhet kapur. Nëse një makinë është vjedhur, ka një hajdut që duhet gjetur. Nëse një bankë është grabitur, ka një grabitës që duhet arrestuar.

Po krimi kibernetik?
S’ka shumë për të bërë. Me krimin në internet është më e vështirë për policinë të ndjekë një “kriminel” të vetëm. Kjo ka sjellë një ndryshim në mënyrën se si trajtohen krimet hi-tech.

Gjithçka bën fjalë për infrastrukturën, dhe jo individët. “Kjo është pjesë e realizimit mes punonjësve të info-sigurisë, dhe përpjekjeve ligjore që në mënyrë tradicionale për të bërë hetime nuk kanë funksionuar. Mënyra tradicionale e identifikimit të njerëzvë të këqinj, arrestimi dhe burgosja e tyre, nuk vlen në këtë rast”, thotë Steve Santorelli, nga Team Cymru, një organizatë jofitimprurëse që monitoron krimin kibernetik dhe burime të tjera kriminale.

Chester Wisniewski, ekspert i vjetër i sigurisë së kompjuterëve, nga Sophos, thotë se burokracia është arsyeja kryesore. Bashkëpunimi ndërkontinental mes forcave policore është krijuar këto vitet e fundit, thotë ai, por kërkohen procedura për të filluar operacione ndërkombëtare, dhe kjo e bën shumë të vështirë. Tipikisht, vijon eksperti, kërkesat zyrtare për ndihmë mes forcave bëhen nëpërmjet një marrëveshje diplomatike e njohur si Marrëveshja për Asistencë të Përbashkët Ligjore (MAPL).

“Procesi i MAPL mund të kërkojë një vit mes vendeve mike, por mes vendeve që nuk kanë marrëdhënie të mira, ajo mund të mos zbatohet kurrë”, vijon eksperti për BBC-në.

Gjithashtu, MAPL nuk është projektuar për një numër të gjerë çështjes, për të luftuar krimin kibernetik ndërkombëtar. Ai është krijuar për çështje shumë të rëndësishme.

Forcat e policisë kanë gjetur rrugë të reja për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht, dhe kjo tregon dhe ndryshimin e taktikave. Tani, ata nuk shkojnë më pas kriminelit, por pas serverave dhe kompjuterët e kompromentuar për të zbuluar krimet.

“Duhet të rriten kostot për ata që merren me këtë punë”, thotë Santorelli. Heqja e serverave, heqja e aksesit në kompjuterat e kompromentuara, bëjnë goxha rrëmujë dhe janë të kushtueshme për kriminelët që të veprojnë.

Top Channel