Inxhinierët kinezë kanë zhvilluar bankomatin inteligjent që shfrytëzon tiparet e fytyrës në vend të numrit PIN, për të identifikuar pronarin e kartës. Kjo risi është publikuar gjatë një konference për shtyp, në fundjavë.

Bankomati skanon fytyrën e personit, për të vërtetuar nëse është i njëjti person që ka në pronësi kartën. Në rast se nga ky proces kuptohet që nuk jeni i njëjti person, atëherë nuk do mund të tërhiqni paratë.

“Nëse nga skanimi i fytyrës nuk ka përputhje me foton e kartës së identitetit, atëherë personi nuk ka mundësi të tërheqë paratë”, është shprehur një zyrtar nga “Tzekwan Technology”, kompania që ka ideuar këtë bankomat.

Në momentin që personi fut kartën në bankomat, fillon skanimi i fytyrës, ndërsa në të majtë të ekranit të bankomatit do të shfaqet i tërë procesi. Kjo do të thotë që paratë mund t’i tërhiqni vetëm ju, dhe jo ndonjë familjar ose mik i juaji.

Top Channel