Një qendër riciklimi në Silicon Valley është duke kërkuar për një grua e cila ka hedhur një kompjuter Apple, prodhuar në vitin 1976, që vlen 200 mijë dollarë.

Pas vdekjes së bashkëshortit, një grua kishte mbledhur gjërat e tij në një kuti dhe kishte çuar për t’i ricikluar. Punonjësit ishin habitur kur kishin parë kompjuterin Apple, gjenerata e parë me 200 copë në gjithë botën, të cilët ishin prodhuar nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ron Wayne.

“S’mund t’i besonim syve tanë. Menduam se mos është false, por pastaj kuptuam se bëhet fjalë për një kompjuter të vjetër”, është shprehur njëri prej punonjësve. Gruaja nuk kishte lënë asnjë numër celulari apo adresë.

Qendra e riciklimit e kishte shitur kompjuterin një kompanie private që koleksionon pajisje teknologjike. Ata kanë marrë 200 mijë dollarë për kompjuterin. Gjithsesi, 50% të shumës i takojnë pronarit të vërtetë, prandaj kjo qendër është duke kërkuar për gruan, në mënyrë që t’i japë 100 mijë dollarëshin e saj.

Punonjësit pretendojnë se e njohin gruan përmes pamjes së saj, prandaj janë duke e pritur. Ndërkohë, nëse ajo nuk bëhet e gjallë për një kohë të caktuar, pjesa e saj prej 100 mijë dollarësh do të shkojë për një organizatë bamirëse.

Top Channel