Në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, do të ketë një tjetër betejë ku do të “luftohet” fort. Kjo fushëbetejë do jetë celulari. Për herë të parë, kandidatët për President të SHBA-së do të mund të shfrytëzojnë disa nga të mirat e teknologjisë.

Nga videot deri tek të dhënat demografike, do të mund të ndihmojnë kandidatët që të arrijnë deri te votuesit. Dy të tretat e amerikanëve kanë një “smarphone” sot, një rritje e ndjeshme krahasuar me vjeshtën e vitit 2011, ku vetëm 35% e tyre e kishin një të tillë. Për 10% të amerikanëve, celulari është dritarja e tyre e vetme për të lundruar në internet.

Mesazhet apo rrjetet sociale kanë qenë pika më e fortë e Barack Obama-s në zgjedhjet e vitit 2008 dhe 2012. Hillary Clinton, kundërkandidatja e Obama-s në mandatin e parë, ishte shumë më pak aktive në rrjete sociale dhe mesazhe në 2008-n, por duket se ka ndryshuar mendje, pasi kësaj radhe ka përfshirë në ekipin e fushatës disa prej stafit të Obama-s, të cilët kanë qenë përgjegjës për pjesën e teknologjisë.

Ekspertët mendojnë se fushata në celular do të bëjë një revolucion, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2008 me rrjetet sociale. Shuma të mira parash do të përdoren për reklama në celularë.

Çdo kandidat mund të krijojë një aplikacion, në mënyrë që njerëzit ta shkarkojnë dhe të marrin infromacione. Video deri në 30 sekonda në Snapchat apo Facebook do të jenë shumë shpejt pjesë e “newsfeed”-it të amerikanëve, bazuar edhe në të dhënat se një në dhjetë përdorues të “smarphoneve” shikon video. 

Po ashtu, të dhënat e reja mundësojnë që mesazhet t’u dërgohen vetëm një pjesë të popullsisë, atyre që dëshiron kandidati, duke bërë që të ketë mesazhe specifike për secilin shtet apo grup të targetuar.

Top Channel