Një tronditje e madhe në botën e hi-tech. Kolosi i Singaporit, Avago Technologies, ka bërë të ditur blerjen e Broadcom, për 37 miliardë dollarë.

Ky konsiderohet dhe operacioni më i madh financiar në sektorin e teknologjisë së avancuar.

Avago, me seli në Singapor, që prodhon qarqe për telefona, do të paguajë 17 miliardë “cash” dhe 20 miliardë dollarë të tjerë me obligacione për prodhuesin amerikan të çip-ëve për smartphone, me klientë të kalibrit Apple dhe Samsung.

“Datalogic” shkruan se kjo sipërmarrje është më e madhja e realizuar ndonjëherë në fushën e hi-tech, edhe e fundit në blerje që lidhet me prodhimin e qarqeve. 2015 pritet të jetë viti më i pasur për bashkime kompanish, 20 vjet nga nisja e këtij sektori.

Avago është krijuar në vitin 1961, si degë e Hewlett Packard, e specializuar për prodhimin e qarqeve dhe u ndanë më 1999-n, duke blerë tashmë dhe rivalin më të ri, Broadcom, i themeluar 24 vite më parë. Kjo konsiderohet gjithashtu edhe një sfidë për kolosët e këtij sektori, Intel apo Qualcomm.

Top Channel