Udhëtimet në sezonin e verës ta degdisin mendjen tek deti dhe dielli, lumenjtë apo edhe ngjitjet në mal. Kudo që të ndodheni, duhet të merrni me vete pajisjet që ju vijnë në ndihmë.

Ndoshta kufjet që largojnë zhurmat mund t’ua bëjnë udhëtimin më të shkurtër… Apo pajisja e vockël Bluetooth që do t’ju ndihmojë në udhëtim, por edhe të dëgjoni këngë rreth një zjarri në kamp…

“Forbes” rendit 10 pajisjet teknologjike që nuk duhet t’ju mungojnë në udhëtimet e verës.

Bluetooth speaker
Një folës Bluetooth portativ mund të shtojë disa këngë kudo që të jeni; në kamp, në dhomë hoteli, në linjën e sigurisë ajrore. Është pajisje e vogël, por shumë e mirë.

Kufje që zhdukin zhurmat
Me pak qetësi mund të shkosh shumë larg. Për ndonjë udhëtim të gjatë, në tren, avion apo autobus, mund të keni pak qetësi me kufjet NC.

Një bateri USB me vete
Ajo është një bateri e jashtme portative, që mund të rikarrikojë të gjitha pajisjet tuaja. Këto bateri janë të përmasave dhe kapaciteteve të ndryshme…dhe jo shumë të shtrenjta.

Adaptori i fuqisë
Do të thoni me vete se ‘çdo pajisje e ka një të tillë’. Besojeni ose jo, karikues të ndryshëm i karikojnë pajisjet në shkallë të ndryshme. Duhet të shihni se sa Amper ka karikuesi juaj aktual. Ai mund të thotë 1A ose 0.5 A. Nëse jeni me fat mund të thotë dhe më shumë se 2A. Një karikues me output më të madh do ta karikonte më shpejt pajisjen tuaj.

Adaptori për makina
Në të njëjtën linjë, dhe një karikues makinash është çelës. Mos i besoni output-it të makinës tuaj për të karikuar telefonin me një shkallë të mirë. Më keq, nëse e përdorni telefonin tuaj për navigator, mund të mos e karikojë sa duhet telefonin, teksa po e përdorni. Kështu që bateria shkarkohet edhe nëse e keni vënë në karikim.

Zgjatues prizash
Pjesa më e madhe e hoteleve dhe bujtinave kanë disa priza. Por edhe pse jemi në vitin 2015, kjo mund tju duket si një përçartje e një kohe tjetër. Por në fakt, është më pak shpenzuese të marrësh me vete një zgjatues prizash, me tre ose katër priza, pasi mund t’ju ndihmojë vërtetë në një dhomë me shumë njerëz e shumë pajisje.

Një telefon të zhbllokuar
Nëse do të duhet të shkoni në një shtet tjetër, ju duhet të blini një kartë SIM që ta përdorni gjatë ditëve të qëndrimit, qoftë dhe për paketën e internetit. Për këtë duhet të kujdeseni para se të niseni për të zhbllokuar telefonin.

GoPro
Webcamera GoPro nuk duhet harruar, pasi bën video dhe foto të mrekullueshme, mbi dhe nën ujë.

Konkluzioni
Rregullat e udhëtimit: Duhet të bëni shumë. Të keni një sërë pajisjesh me vete veçse ju ndihmojnë!

Top Channel