Një mekanizëm për browser-in Google Chrome mund të tregojë se ku ndodheni ju dhe kontaktet tuaja në momentin që i shkruani njëri-tjetrit.

“Skynews” shkruan se vendndodhja tregohet aq e saktë saqë e njeh ndryshimin qoftë dhe me një metër. Ky program quhet Marauders Map dhe është krijuar nga një student zhvillues, bashkë me një punonjës të ardhshëm të Facebook, Aran Khanna.

Mekanizmi është tërësisht ligjor dhe thjesht përdor vendndodhjen tuaj, duke e lidhur me mesazhet në Facebook, për të populluar hartën.

Megjithatë, vendndodhja do të shfaqet vetëm nëse ti dhe miku juaj e keni aktivizuar atë, pra vendndodhjen. Sapo instalohet mekanizmi, hapja e faqes së mesazheve të Facebook ju lejon të shikoni gjithë bisedën dhe hartën në pjesën e poshtme, në të majtë të ekranit.

Khanna shkruan në blogun e tij: Nëse sheh të dhënat e bisedës gjatë një jave, dhe hartën, do të kuptoni lëvizjet e dikujt gjatë një jave. Me këtë do të parashikoni saktësisht se në cilën ndërtesë do të jetë ai në një orë të dhënë”.

Por këshillohet që, nëse keni shqetësime për piraterinë apo të dhënat e vendndodhjes, mund ta çaktivizoni vendndodhjen në aplikacionin e Facebook.

Top Channel