Samsung ka publikuar pajisjen e re për fansat e Tony Stark, dhe armatimit të tij të superfuqisë, Galaxy S6 edge, Iron Man Limited Edition.

Nuk është një ndryshim i vogël. Përveç temës me ngjyrë të kuqe dhe ar, kostumi i Iron Man është edhe në pjesën e prapme të tij. Ai vjen me një kuti speciale, e pagabueshmja Iron Manish. Madje, ka edhe një karrikues të personalizuar që duket si një prej reaktorëve të Iron Man, ekzaktësisht Mark IV.

Programi gjithashtu ka pësuar disa ndryshime si me ikona të reja, fonte të reja dhe ngjyra të reja në ekran. Specifikimet e tjera janë të njëjtat me Galaxy S6 Edge.

Varianti më i veçantë vjen me 64 gigabajt (GB) memorie.

Fatkeqësisht për SHBA dhe Europën, ky model do të jetë fillimisht në shitje në Kore, që prej ditë së sotme (27 maj), dhe më pas në qershor në Kinë dhe Hong Kong.

Top Channel