Nuk janë vetëm njerëzit ata që pëlqejnë “GoPro”-në, por edhe orangutanët. Është realizuar një eksperiment, duke i dhënë një orangutangu femër të quajtur Cherie, një “GoPro” dhe ajo e ka shfrytëzuar për të bërë “selfie” apo filmuar shokët e saj.

Cherie është 18-vjeçare dhe jeton në kopshtin zoologjik “Blackpool”, ndërsa përmes videos ka ndarë me të gjithë ambientet e saj ku jeton. Përgjegjësit e kopshtit zoologjik e kanë pasur të vështirë t’ia marrin “GoPro”-në orangutangut Cherie, pasi ajo nuk ka dashur ta kthejë. Ia kanë marrë vetëm pasi mundën ta mashtrojnë me një banane.

Orangutanët llogariten si kafsha më intelegjente, që kanë rreth 97% të ADN-së së njëjtë me njerëzit.

Në fillim të këtij viti, studimi me një tjetër organgutang femër, të quajtur Tida, dëshmoi se ajo kishte mësuar të fërshellente e të bënte disa tinguj që ishin të ngjashëm me ato që bëjnë njerëzit. 

Këto aftësi, Tida i shfrytëzonte për të tërhequr turistët, të cilët e shpërblenin me banane.

Top Channel