Syzet hi- tech për të luftuar “sëmundjet” e fluturimit

23/05/2015 00:00

“Sëmundjet” e udhëtimit me avion mund të konsiderohen diçka e kapërcyer tashmë, falë shpikjes së re që u jep pasagjerëve ndjesinë e balancimit, pavarësisht se janë në aeroplan.

Syzet do të zbulohen në një konventë për teknologjinë në SHBA, dhe një ditë mund të bëhen pjesë e çdo kolltuku në avion.

Ato funksionojnë më së miri, duke dhënë pamje virutale të një horizonti. Ehe nëse avioni ndërron drejtim, ndryshon edhe pamja, duke mashtruar efektivisht sytë dhe trurin e pasagjerit.

“Të kesh kontrollin e lëvizjes së avionit në botën virtuale, në kufje… ajo çka ndjen trupi, çfarë sytë tuaj i thonë trurit, bëhet e njëjta gjë. Është një teknikë e thjeshtë dhe një arsye pse mendojmë se shumë kompani ajrore duhet ta konsiderojnë me përparësi”, thotë Leon Codrington, menaxher i zhvillimit të produkteve për kompaninë Flow IFE.

Përdoruesit e syzeve mund të shohin edhe pamje nga destinacioni i tyre, për t’i ndihmuar të përshtaten me ambientin para arritjes së tyre.

Vlerësohet se vetëm 1 për qind e udhëtarëve të avionëve vuajnë nga “sëmundja” e fluturimit. Firma që ka krijuar këto syze shpreson që, pas kthimit nga konventa në SHBA, të kenë financime të freskëta për këtë produkt, të cilin e mendojnë se “do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e fluturimit”.

Top Channel