Për ata që mendojnë se pajisjet ‘tech’ janë shkaku kryesor i stresit, ka një surprizë: telefoni apo tableti juaj mund të bëhet një nga ndikuesit më të mirë të qetësimit në jetën tuaj.

Këtë javë, Swipe po konsideron aplikacione apo pajisje që ju mësojnë si të qetësoheni. Disa aplikacione, si Headspace, vënë theksin në një teknik të njohur si ‘”mindfulness”, një lloj terapie që merret nga meditimi budist dhe ju ndihmon të fokusoheni në momentin e tanishëm.

Producenti muzikor Peter Rolls ka krijuar aplikacionin e tij të meditimit, për të hequr stresin në jetën e tij. Pasi krijoi Chillax, një koleksion të muzikës relaksuese, ai bashkëpunoi me një murg budist për të zhvilluar një tjetër projekt të tijin, Zenways.

“Unë i marr të gjitha këto si një lloj teori të Epokës së Re me një lloj kujdesi gjatë gjithë kohës, por unë kam vërtetë, vërtetë eksperienca të fuqishme duke bërë këtë meditim”, thotë Rolls. Teknikat “mindfulness” po bëhen shumë popullore.

Por nëse të relaksoheni me muzikë nuk ju shërben, zhvilluesit e teknologjisë kanë jo pak alternativa. Spire sjell një teknikë të relaksimit nëpërmjet frymëmarrjes. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Jonathan Palley, shpjegon për ‘Sky News’ që edhe pse teknologjia ndonjëherë na shkakton tension, është e kontrollueshme.

“Ne nuk do të shkëputemi papritur të gjithë nga telefonat tanë, nga email-et tona, të gjitha lidhjet tona… Prandaj, si mund t’i përdorim këto teknologji që të krijojmë qetësi dhe përqëndrim?”, thotë Palley.

Pajisje të tjera si, PIP apo Inner Balance nga Hearthmath gjithashtu kanë përgjigje psikologjike, dhe ju udhëzojnë se si mendja dhe trupi juaj kthehen në gjendjen e qetësisë.

Megjithatë, psikoterapistët thonë se nuk duhet të përqëndroheni shumë ndaj këtyre teknologjive të reja kundër stresit.

Dr. Jo Gee, përdor aplikacionet e relaksimit me disa nga klientët e tij, por sipas tij, duhet të përdoret e ndërthurur me metoda të tjera kundër stresit.

“Nëse lidhemi shumë pas një aplikacioni, ai mund të na largojë nga aspekti social, që është shumë i rëndësishëm. Ndonjëherë rruga më e mirë për të menaxhuar stresin tonë është të ndërveprojmë me njerëzit e tjerë”, thotë Dr. Gee.

Top Channel