Nëse shkoni në një dyqan këpucësh në Britani, do të shikoni që shumë fëmijë masin këmbën me iPad. Kompania e këpucëve ‘Clarks’ ka financuar miliona në këtë projekt, duke shpresuar se do të shpërblehet me një burim fitimi nga të dhënat dixhitale.

Të përqëndrosh fëmijët që t’u masësh këmbën është një nga aktivitetet më të vështira. Por fëmijët e sotëm, teknologjikisht shumë të zgjuar, do të vendosin këmbën e tyre në një iPad, një përvojë që thuhet se do t’u pëlqejë.

Në fakt, ideja i erdhi Chris Towns, menaxherit krijues të ‘Clarks’, teksa ishte duke drejtuar makinën e tij pesë vjet më parë, dëgjoi mbi potencialet e iPad, të cilin lancoi Apple.

Ai vendosi menjëherë në punë vizionin e tij, duke kërkuar ndihmë nga një skuadër dizajni e prodhimit dhe një zhvillues aplikacionesh. Vitin e kaluar ‘Clarks’ nxori në treg masën e saj të matjes së këmbës, e cila shfrytëzon iPad (me teorinë se teknologjia mund të funksionojë në çdo tablet)

Në thelb, ajo kombinon mekanizmin e matjes tradicionale të këmbës nëpërmjet plastikës me tabletin. Një shirit plastik prek majën e këmbës, por masa e saktë matet në tablet, se sa me syrin e njeriut.

Skuadra ka krijuar edhe një lloj të ri të kasës dixhitale të matjes, si pjesë e sistemit. Digitape duket si një darë plastike, por mat gjerësinë e këmbës dhe të dhënat ia komunikon nëpërmjet bluetooth-it, iPad-it.

Top Channel