Flow, aplikacioni i ri i Outlook për mesazhe direkte

21/05/2015 00:00

Duket se Microsoft ka nën mëngë një aplikacion të ri emaili. Skuadra e Outlook po punon për një aplikacion të mesazheve direkte për iPhone, që quhet Flow.

Sipas Mashable, faqja e të rejave teknologjike, Flow po testohet brenda Microsoft, nëpërmjet një përshkrimi të shkurtër nga faqja e shkarkimit. Sipas këtij përshkrimi, këmbimi me Outlook është një mënyrë e mirë për të marrë biseda të menjëhershme në email në telefonin tuaj, me njerëzit që janë më të rëndësishëm për ju.

Përshkrimi përcakton dhe se sa i lehtë është ky aplikim, duke nxjerrë në pah se Flow shmang shenjat tipike të njerëzve të lidhura me emailin, si urimet, firmat etj.

Flow ngjan pak a shumë me aplikacionin e video-mesazheve të Skype, Qik, të lëshuar nga Microsoft vjeshtën e kaluar. Kompania e pozicionoi Qik si një aplikacion plotësues për Skype.

Megjithatë, sipas Mashable, disa detaje të tjera janë të paqarta për Flow. Në përshkrimin e tij thuhet se është i përshtatshëm për iPhone, por ka mundësi që Microsoft po punon edhe në Android dhe Windows Phone.

Kur Mashable kërkoi një koment nga kompania Microsoft, një zëdhënës u përgjigj: “Ne nuk kemi asgjë për të ndarë për Flow”.

Top Channel