Livescribe është një nga ato produkte që po i përdore njëherë është e vështirë të bësh pa të. Nëse keni nevojë për të mbajtur shënim një takim, të regjistroni një leksion, një fjalim apo një intervistë, është një mik ideal.

Stilolapsi i Livescribe funksionon me fletore të një letre të veçantë e përbërë nga mikrodots (pamje e zvogëluar shumë). Ndërsa ti shkruan, ajo regjistron zërin e ambientit, duke e lidhur në mënyrë perfekte kohën me shënimet tuaja.

Pra, nëse më vonë nuk mund të lexoni dot shënimin tuaj, mjafton të vini majën e stilolapsit mbi figurën e palexueshme dhe stilolapsi ‘flet’ fjalën që është folur gjatë kohës që keni mbajtur shënime. Ajo punon në mënyrë të mrekullueshme.

Në modelet e mëparshme, mikrofoni që regjistronte zërat ishte pjesë e integruar e Livescribe. Në versionin e fundit stilolapsi sinkronizohet me iPhone apo iPad, dhe përdor mikrofonin e telefonit. Tashmë Livescribe funksionon edhe me Androidin, që shumë njerëz e prisnin.

Top Channel