Barack Obama dhe Bill Clinton kanë pasur shkëmbim batutash në Twitter. Ish-presidenti i uron mirëseardhjen Obamës në rrjetin social dhe përdor hashtagun #askingforafriend (në kërkim të një miku).

“Mirësevini në Twitter, @POTUS! Një pyetje: llogaria do t’i kalojë pastaj Presidentit të ardhshëm?”, shkruan Clinton. Një pyetje kjo interesante, duke parë se Hillary Clinton është kandidate për Shtëpinë e Bardhë.

Dhe Obama i përgjigjet në mënyrë ironike: “Pyetje e bukur @billclinton. Menaxhimi i llogarisë është i lidhur me detyrën. Njeh ndonjë që interesohet për @FLOTUS?”, llogaria e First Lady, Zonjës së Parë.

Obama u regjistrua në Twitter dy ditë më parë, dhe në më pak se 48 orë ka mbledhur mbi 1.7 milionë ndjekës.

Top Channel