Kina do të shpenzojë plot 128 miliardë dollarë për të rritur shpejtësinë e internetit deri në fund të vitit 2017. Kështu ka thënë një qeveritar, duke shtuar se Pekini po lëviz drejt një ekonomie që rritet në shumë drejtime.

Sipas Reuters, Këshilli i Shtetit thotë se qeveria do të investojë më shumë se 430 miliardë yuan, (69.3 miliardë dollarë) vetëm këtë vit për ndërtimin e rrjetit.

Objektivi është të përshpejtohet zhvillimi i fibrave optike dhe rrjeti i internetit 4G për telefonët. Kina renditet e 82-ta në botë për shpejtësinë e lidhjes së internetit, më e ngadaltë se Malajzia, Tajlanda dhe Tajvani.

Po sipas Reuters, kjo është shumë e rëndësishme për ekonominë e dytë më të madhe në botë, e cila aktualisht po përjeton rritjen më të ulët ekonomike në dekada.

Të martën, Kina tha se vizioni i saj për fazën e ardhshme të ngjitjes së saj ekonomike, duke kaluar nga prodhimi me teknologji të ulët, në industrinë më të acancuar si hapësira, e-tregtia, energjia e gjelbër dhe bioinxhinieria në vitin 2025.

Top Channel