Google është detyruar që të tërheq mbrapsht pjesën e editimit të hartave, ndryshe si Map Maker, pas abuzimeve të shumta të njerëzve të papërgjegjshëm. Shumë vende janë emërtuar ndryshe, në terma ofendues, ndërsa një gjë e tillë ndodhi edhe me Shtëpinë e Bardhë, që ishte emërtuar me terma raciste.

“Në disa kërkime në Google Maps janë shfaqur disa emërtime të turpshme, prandaj u kërkojmë falje të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar. Jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje që të pengojmë këta persona që bëjnë këto gjëra”-, është shprehur një zyrtar i Google.

Map Maker lejon çdo përdorues që të përditësojë informata në hartën e Google Maps dhe Google Earth. Ajo u bë me qëllimin që personat që jetojnë në një zonë të caktuar, të jenë të lirë të shtojnë sa më shumë informata për zonën e tyre, në mënyrë që informacioni të jetë sa i më plotë.

Para se të tërhiqej pjesa e editimit, njerëzit nga 200 vende të ndryshme, ishin të lirë të shfaqnin bizneset, adresat, rrugët apo karakteristikat natyrore ose politike të një vendi përmes Map Maker. Pezullimi i Map Maker është i përkohshëm, por nuk dihet kur do të rikthehet për t’u përdorur sërish nga njerëzit.

Top Channel