Për të gjithë personat, të cilët kanë probleme me baterinë e celularit, ja ku vjen superkarikuesi. Inxhinierët gjermanë kanë shpikur një pajisje që mundëson të karikoni celularin tuaj në kohë rekord, nga kompjuteri ose laptopi juaj.

Ky karikues është i gjatë 6 centimetra dhe mund t’ia bashkangjisni mbajtëses së çelësave dhe ta keni në çdo kohë. Ajo që është shumë e rëndësishme, është se ky karikues i quajtur “Charge Doubler”, është i pajisur me anti-virus, për të mos rrezikuar në rast se karikoni nga një kompjuter që nuk është i juaji.

“Charge Doubler” përgjysmon kohën e karikimit të celularit tuaj, në krahasim me një karikues normal. Kjo pajisje vjen me disa ngjyra, si portokalli, jeshile, blu etj.

“Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë. Thjesht lidheni celularin tuaj me këtë karikues dhe do ta karikoni me shpejtësi të dyfishuar”, shkruhet në përshkrimin e këtij produkti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel