Investitori miliarder Carl Icahn ka kthyer sytë drejt programeve teknologjike, veçanërisht drejt shërbimit Lyft, një rival i Uber, shërbim për taksitë në të pestë kontinentet.

Kompania Lyft ka marrë një fond prej 150 milionë dollarësh, përfshirë edhe 100 milionë dollarë nga kompania Icahn Enterprises. Kjo është një lëvizje e rrallë, – shkruan revista prestigjioze “Forbes”, – pasi kompanitë tërhiqen nga ideja se mund të kenë si aksioner Icahn. Biznesmeni njihet për blerje aksionesh të mëdha në kompani publike, si eBay, Apple dhe Yahoo, shpesh dhe pa dëshirën e këtyre kompanive.

Por Lyft e mirëpret Icahn. Presidenti i saj, John Zimmer tha në një deklaratë se kompania “është e shokuar” që do të ketë partnerë Carl Icahn dhe e quan atë “një investitor i pashembullt”.

Ndërsa Icahn, nga ana e tij, mendon se është një vlerë e madhe të investosh në një kompani të ngjashme si Uber, por me çmime shumë më të vogla.

Lyft vlerësohet 2.5 miliardë dollarë, ndërsa Uber plot 40 miliardë dollarë, por që mund të arrijë edhe në 50 miliardë dollarë.

Top Channel