Përdoruesit e kanabisit po kërkojnë dikë që të ndajnë aplikacionin e ri që u lejon atyre të gjejnë njëri-tjetrin në të gjithë botën.

Krijuesi i aplikacionit “Who is Happy?” (Kush është i lumtur?), një brazilian që ka vuajtur nga epilepsia dhe që dëshiron dekriminalizimin e kësaj droge, thotë se programi i tij është pak a shumë si një aplikacion i pasurive të patundshme. Ai e krahason me aplikacionet që i lejojnë përdoruesit të vlerësojnë restorantet apo vendet e tjera që kanë vizituar.

“Aplikacioni është platforma e parë globale e këtij lloji duke i lejuar përdoruesve të kanabisit të lidhen me njëri-tjetrin të promovojnë lumturinë, të de-sigmatizojnë dhe të dekriminalizojnë kanabisin në të gjithë botën”, thotë Paulo Costa.

Përdoruesit të cilët anëtarësohen në mënyrë anonime do të shohin një re jeshile që u shfaqet në hartën e aplikacionit me një rreze rreth 1 km nga vendndodhja e tyre. Ata mund të shohin nëse kanë përdorues të tjerë afër tyre apo diku tjetër n ëbotë. Një numër i madh përdoruresish rrisin kuotën e “lumturisë”.

Ky aplikacion është ndër 30 më të shkarkuarit në Brazil, dhe është vlerësuar si aplikacioni me numrin më të madh në vend, dhe për rrjedhojë vendi më i lumtur. Kanabis është bërë i ligjshëm për përdorime reaktive dhe mjekësore në disa shtete të SHBA-së, por është ende i paligjshëm në Brazil.

Top Channel