Shtëpia “Smart” e Apple po vjen. Në qershor do të jenë në dyqane pajisjet e para me HomeKit, platformë e kompanisë për të kontrolluar përmes iPhone apo iPad një seri pajisjesh në shtëpi, që nga llambat, termostatët dhe portat automatike.

“HomeKit është e disponueshme prej disa muajsh, por kemi dhjetëra partnerë që po punojnë për tregtimin e produktit. Mezi presim të dalin në treg pajisjet e para, muajin e ardhshëm”, tha Trudy Muller, zëdhënëse e Apple.

Deklarata e Apple vjen pas lajmit të “Fortune”, që e ka publikuar si ekskluzive në sitin e saj, se produktet HomeKit do të dalin në shitje në gusht ose në shtator.

Platforma ishte prezantuar nga kompania para një viti, në Konferencën Botërore të Teknologjisë, ndërsa prototipët e parë të pajisjeve të prodhuara nga kompania janë shfaqur në Ces të Las Vegas, janarin e kaluar. Nga qershori, ai pritet të jetë në shitje për pjesën e gjerë të popullatës.

Tregu i shtëpive inteligjente pritet të rritet në mënyrë të shpejtë. Sipas një hetimi të fundit të analistëve të MarketsandMarkets, vetëm në Europë ai do të arrijë një vlerë prej 12.28 miliardë dollarë brenda vitit 2020. Ky produkt është shumë i mirë për sigurinë e shtëpisë dhe kursimin e energjisë.

Top Channel