Veç Google Car, edhe Zvicra po eksperimenton një automjet pa pilot. Demonstrimi është organizuar nga kompania telefonike Swisscom.

Projekti vjen në bashkëpunim me Deparatementin Federal të Ambientit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve.

Vetura, e cila ka qarkulluar në Zyrih, është një “Volkswagen Passat Wagon”, e transformuar për të qenë pa pilot. Kompania telefonike konfirmon se nuk dëshiron të krahasohet me Google dhe Apple.

Sipas Christian Petit, përgjegjësi i kujdesit ndaj konsumatorit në Swiscom, projekti “sjell në rrugë një tip inovacioni ngushtësisht të lidhur në ndërveprim me mjedisin”.

“Passat”, tërësisht mekanik, përveç robotizimit të timonit, frenave dhe gazit, ka në vetvete një kompleks sensorësh, laser-scanner, radar dhe videokamera, dhe një kompjuter të lidhur në bagazh.

Një software i veçantë analizon të dhënat dhe njeh kushtet e rrugës. Kompjuteri kështu mund të njohë korsitë e rrugës, të monitorojë praninë e makinave të tjera dhe këmbësorëve, duke kontrolluar një trajektore, shpejtësinë dhe frenat në autonomi të plotë.

“Swiscom nuk do të bëhet një prodhues makinash, por inovacioni në sektorin automobilistik të së ardhmes do të jetë i ndërlidhur me ambientin. Dhe makina që ecën vete është një shembull i mirë”, vijoi Petit.

Top Channel