Amazon synon të marrë një pjesë të reklamave të lidhura me smartphone dhe tabletë, treg ku dominon Facebook dhe Google.

“Bloomberg” thotë se kompania e Jeff Bezos ka nisur një platformë të re publicitare për zhvilluesit e aplikacioneve. Me këtë shërbim, zhvilluesit mund të promovojnë aplikacionet në Android apo dhe në tabletët e Amazon. Kjo e fundit do të marrë një pagesë për çdo klikim.

Tregu i “mobile advertising” është në një zhvillim të shpejtë. Vetëm në SHBA, sipas analistëve të e-Marketer, ky treg vlen 28.7 miliardë dollarë. Nga kjo shifër, Amazon zotëron më pak se 11 për qind, kundrejt 35% të Google dhe 17% të Facebook.

Top Channel