Prej vitesh, Google ka përveshur mëngët për ndërtimin e një makine inteligjente pa drejtues. Testet zhvillohen prej 6 vitesh tashmë dhe gjiganti amerikan i teknologjisë thotë se përparimet janë të dukshme.

Por pas një incidenti të fundit të një makine pa drejtues të “Google” kanë vërshuar kritikat dhe lindur pikëpyetjet në lidhje me programin e kompanisë amerikane, që shumë e vlerësojnë si të parakohshëm.

“Google” ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë akuzat dhe duke mbrojtur programin e vet.

“Makinat tona pa drejtues kanë qenë protagoniste vetëm në 11 aksidente të lehta në gjashtë vite testime. Kjo tregon që janë shumë të sigurta. Nëse qarkullohet për një kohë të gjatë aksidentet mund të ndodhin si me makinë tradicionale, ashtu edhe me makinë pa drejtues. Në 6 vite testime kemi regjistruar vetëm 11 aksidente në 2.6 milionë kilometra të përshkuara”- deklaroi Chris Urmson, drejtor i programit të “Google” për makinat pa drejtues.

Urmson thotë se në të gjitha rastet në aksidente në automjetin tjetër ka pasur drejtues dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për një gabim të makinave të “Google”.

Top Channel