Facebook lancon “Instant Articles” në aplikacionin e saj për iPhone. Tashmë ky lajm është zyrtar, pas shkrimit të Wall Street Journal.

Rrjeti social ka bërë marrëveshje me 9 agjenci: New York Times, National Geographic, BuzzFeed, NBC, The Atlantic, The Guardian, BBC News, Spiegel dhe Bild.

Lajmet e tyre do të publikohen direkt në platformën e Facebook dhe përdoruesit do të mund t’i lexojnë dhe shikojnë ato. Në këmbim, redaksitë e lajmeve do të marrin një pjesë të mirë të të ardhurave nga reklamat.

Vetë Facebook bëri të ditur se “Instant Articles” do të lejojë publikimin e lajmeve me foto, video, harta etj., 10 herë më shpejt krahasuar me hedhjen standarde të artikujve nga vetë redaksitë online.

Mediat mund të shesin drejtpërdrejt reklamën e tyre apo ta përfshijnë në artikuj, duke mbajtur kështu të ardhurat që vijnë prej tyre. Ose mund të zgjedhin që t’ia delegojnë reklamat vetë Facebook-ut.

 

Top Channel