Në listën e gjatë të aplikacioneve për të komunikuar, shtohet edhe një tjetër. Quhet Bleep dhe është hedhur në treg nga BitTorrent, kolosi i piraterisë online, por që ka hyrë në kufijtë e ligjshmërisë.

Aplikacioni nuk kërkon të vendosësh të dhënat personale për t’u përdorur, si aplikacionet e tjera, dhe ka mesazhe që eleminohen automatikisht pas pak sekondash. Në kujdes të plotë, shkëmbimet e teksteve dhe fotove ruhen me screenshot.

Komunikimi bëhet direkt mes përdoruesve, pa kaluar në një server. “Praktikisht është e pamundur të dish se kush po flet me kë dhe në çfarë ore”, thotë kompania, e cila fillimisht aplikacionin e kishte lëshuar vetëm për Windows, korrikun e kaluar. Tashmë ai është i përshtatshëm për Android, kompjuter Mac dhe iPhone e iPad.

Me publikimin zyrtar aplikacioni përfshin “Whisper”, funksionin që fshin mesazhin 25 sekonda pasi është dërguar.

Edhe SnapChat Telegram, Slingshot i Façebook, Line dhe të tjera e ofrojnë këtë mundësi, të vlerësuar shumë pas skandalit të Datagate.

Por risia e Bleep është se bisedës mund t’i bësh screenshot. Në ekran nuk shfaqet as emri i përdoruesit, bisedës të të cilit i është bërë foto. Në të kundërt, nëse preket ikona në formën e syrit për të parë emrin e personit me të cilën po flet, mesazhet e shkëmbyera nuk shfaqen.

 

Top Channel