Gjiganti mobile, Verizon, deklaron se do të blejë AOL për rreth 4.4 miliardë dollarë. Transaksioni do të përfundojë këtë verë në formën e tenderit, pas të cilit AOL do të jetë në pronësi të Verizon, thotë kompania.

Tim Armstrong, pronari dhe administratori i AOL, do të mbetet në pozicionin e tij derisa marrëveshja të përfundojë.

“Verizon është lider në telefonin mobile dhe platformën e lidhjes OTT, dhe kombinimi i Verizon dhe AOL krijojnë një platformë mediatike OTT për krijuesit, konsumatorët dhe reklamuesit”, tha Armstrong, në një deklaratë për shtyp.

 

Top Channel