“Garante” nis një hetim për privacinë mbi Internetin tek fëmijët. Hetimi nis për verifikimin në veçanti, nëse site-t kryesore në internet dhe aplikacionet e smartphone-ve respektojnë privacinë e minorenëve.

Ky aksion i “Garante” është pjesë e fushatës “Privacy Sweep 2015”, një iniciativë e promovuar nga “Global Privacy Enforcement Network” – Gpen. Kjo strukturë është rrjeti i ngritur për bashkëpunimin mes autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave në vende të ndryshme.

Më 12 maj, 28 autoritete në të gjithë botën do t’ia dedikojnë këtë ditë një “sweep” (pastrim), mbi privacinë e fëmijëve, në veçanti atyre nga 8 deri në 12 vjeç. Bëhet fjalë për një fashë moshe shumë vulnerabile, në të cilën të rinjtë navigojnë në rrjet nëpërmjet kompjuterit apo dispozitivë të tjerë, duke shkarkuar lojëra dhe aplikacione të tjera.

“Garante” do të analizojë site-t e aplikacioneve më popullore, sidomos ato për të rinjtë. Në veçanti do hetohet shkalla e transparencës në mbledhjen apo përdorimin e informacionit të të miturve.

Krahas kësaj, do të këqyret dhe autorizimi që u kërkohet atyre për të shkarkuar aplikacionin dhe respektimi i normës së mbrojtjes së të dhënave. Analizat do të bëhen pjesë e një raporti të përbashkët për të gjitha vendet anëtare. Rezultatet e hetimit do të publikohen në vjeshtë.

 

Top Channel