Pas Mark Zuckerberg, edhe Tim Cook ‘bëhet’ kinez. Administratori i deleguar i Apple ka hapur profilin e tij në Weibo, rrjeti social popullor kinez. Ky rrjet numëron 200 milionë përdorues aktiv në muaj, në një vend që nuk ka liri të madhe në web.

“Përshëndetje Kina! Jam i lumtur të jem përsëri në Pekin, për të publikuar programet e reja që i dedikohen ambientit”, ka shkruar Cook në llogarinë e tij, të certifikuar tashmë si autentik. Në pak orë ai ka mbledhur mbi 300 mijë ndjekës.

Kjo lëvizje e zgjuar vjen në ditën kur shoqëria e analizave, IDC, ka certifikuar Apple si shitësin më të madh të smartphone-ve në Kinë, në tremujorin e parë të vitit.

Ndërkaq, Apple në Kinë po merre me një lëvizje ‘të gjelbër’, në mbrojtje të mjedisit.

Pra, ky vend është strategjik për kolosin kalifornian, ashtu si dhe për pjesë tjetër të të mëdhenjve të teknologjisë. Tetorin e kaluar, Mark Zuckerberg në një takim me studentët e Universitetit Tsinghua në Pekin, u është përgjigjur pyetjeve në gjuhën kineze. Videoja u bë virale në web.

 

Top Channel