Nga kufja që e kupton kur një person është i shpërqëndruar tek videolojërat që i përdor me mendje… Vitet e fundit ka pasur një bum teknologjik që “lexon mendjen”.

Këtë e konfirmon një raport i shoqërisë Sharpbrain, sipas së cilës, janë 400 patenta në SHBA në periudhën 2000-2009, 800 vetëm në vitin 2010 dhe 1800 vitin e kaluar, me emra të mëdhenj të teknologjisë, si Microsoft dhe Ibm.

Numrin më të madh të patentave në këtë fushë, thotë dokumenti, e ka kompania e kërkimit në treg, Nielsen, me 100 të tilla. Ndërsa në vend të dytë është shtëpia e themeluar nga Bill Gates, me 89 të tilla.

“Jemi në agimin e një ere të re të teknologjisë neuro-depërtuese. Kjo teknologji po ecën më shumë se mjekësia. Tashmë numërohen më shumë kompani jo-mjekësore që merren me neuroteknologji për të përmirësuar jetën dhe punën”, thotë drejtori i SharpBrains, Alvaro Fernandez.

 

Top Channel