Të rinjtë kosovarë kanë fituar çmimin “People’s Choise Award” në programin e NASA-s, “Nasa Space Apps Challenge”. Projekti i grupit të studentëve “NatEv Explorer” ka marrë 68903 vota, duke lënë në vend të dytë konkurrentët e Universitetit të Bullgarisë me 54321 vota.

Të gjithë liderët e Kosovës kërkuan mbështetjen dhe votimin e të rinjve në rrjetet sociale, për të fituar projektin ambicioz.

“NatEv Explorer” është një platformë e bazuar në internet, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA-s dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike, duke përdorur inteligjencë artificiale.

“NatEv Explorer” zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira, siç janë shpërthimet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male e pyje, aurorat etj.

Top Channel