Apple Watch? Është vetëm rimishërim i iPhone-it të parë. Në sitet që i dedikohen produkteve të Apple, një nga temat më të diskutuara është pikërisht ngjashmëria mes modelit të parë të smartphone të Cupertino-s dhe orës së re inteligjente.

Apple Watch u prezantua nga Tim Cook në shtator të vitit të kaluar, si produkti i ri në vazhdimin e shprehjes së Apple, “One more thing…”. Ajo është me dizenjime me ngjyra të ndryshme, me rripa sipas modeleve të ndryshme, madje dhe prej ari 18 karatësh për atë që adhuron luksin.

Top Channel