Moti i ngrohtë, kosovarët vërshojnë drejt Shqipërisë

01/05/2015 00:00

Moti i kthjellët dhe i ngrohti i ditës së parë të majit ka nxitur shqiptarët e Kosovës që t’i drejtohen Shqipërisë për të shijuar rrezet e diellit buzë detit.

Dy ditët e fundjaves, por edhe festa e 1 Majit ka bërë që në rrugën e Kosovës drejt pikës doganore të Morinës të krijohen radhë të gjata të automjeteve që duan të kalojnë në territorin shqiptar.

Por fundjavat pritet të kenë po këtë fulks tani  e në vazhdim, kur jemi në prag të sezonit turistik.

Meteorologët parashikojnë rritje të temperaturave që në javën e parë të majit dhe pushuesit kosovarë që i drejtohen bregdetit shqiptar pritet të jenë të shumtë edhe për këtë sezon.

Bregdeti i Durrësit, Shëngjinit dhe Velipojës janë frekuentuar së tepërmi nga pushuesit kosovarë edhe vitin e kaluar.

Top Channel