Gjuriç viziton Kosovën me lejen e autoriteteve qendrore

28/04/2015 00:00

Institucionet e Kosovës dorëzohen përballë institucioneve të Serbisë, përsa u përket vizitave të zyrtarëve serbë.

Policia e Kosovës konfirmoi për Top Channel se, drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç ka zhvilluar një vizitë në Kosovë gjatë së dielës dhe së hënës, me lejen e autoriteteve qendrore.

Zëdhënësi Daut Hoxha tha se, vizita e zyrtarit serb ka qenë e përqëndruar në pjesën veriore të Kosovës. Vizita e Gjuriçit në Kosovë vjen pak ditë, pasi zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk mundi të realizojë një vizitë në Beograd, për shkak të urdhër-arrestit që ekziston ndaj tij prej autoriteteve serbe.

Si kundër-reagim, institucionet e Kosovës vendosën që të mos lejojnë vizitën e Gjuriçit, por lëshuan pè vetëm disa ditë më pas.

Top Channel